Rama: Është djalë i mirë Luli …është artist.
Në intervistën e dhënë për “Top Story” këtë të enjte, kryeministri Edi Rama u tregua i bindur se pavarësisht skandaleve qeveria e tij nuk e ka humbur besimin te publiku dhe te shqiptarët. Rama tha se në Partinë Socialiste janë bërë dhe bëhen vazhdimisht sondazhe dhe ato e nxjerrin sërish fituese këtë forcë.
“Ka një gjë që nuk blihet dot. Ato janë anketimet dhe sondazhet. Nuk e blen dot opinionin publik. Ne kemi folur dhe bashkë. Anketimet në PS na tregonin se çfarë duhet të bënim. Nëse bëhen zgjedhje këtë të dielë, PS merr 78 deputetë, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një sërë batutash për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën në intervistën e fundvitit dhënë për emisionin “Top Story”. Sa herë që përmendeshin akuzat e kreut të opozitës, Rama niste të qeshte dhe përsëriste fjalët.
“Të dëgjoni ç’më ka thënë Lulzim Basha do qeshnim deri në mëngjes. Është djalë i mirë. Është artist. Ka një aftësi të veçantë për të thënë atë që nuk mendon dhe për të menduar atë që nuk e thotë. Është artist pra. Është artist nuk diskutohet” – përsëriste Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



