I zhdukur më 27 qeshor, gjendet në morg 54-vjeçari
Arben Byku, 55-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 27 qershorit, është gjetur i vdekur në morgun e Tiranës si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Për më shumë se një muaj, familjarët nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Mësohet se Arbeni ka humbur jetën më 19 korrik, si pasojë e përplasjes nga një makinë në Durrës, por rrethanat mbeten ende të paqarta.
Familja shpreh indinjatën dhe dhimbjen për mungesën e njoftimit zyrtar nga autoritetet, duke e bërë identifikimin vetë, pas më shumë se një muaji ankthi dhe kërkimesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



