E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku detyroi Subashin të largonte Hysenajn si nënkryetare
Lajme

Balluku detyroi Subashin të largonte Hysenajn si nënkryetare

Ça burri je ti që të komandon kjo?

ish-nënkryetaren e Bashkisë së Fierit, Adela Hysenajn dhe disa drejtorë të këtij institucioni, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar bashkisë një dëm prej 40 milionë lekësh, për mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia.

Adela Hysenaj ishte një nga njerëzit më të afërt të Armando Subashit, por ky i fundit u detyrua ta largonte nga Bashkia me urdhër të një prej njerëzve më të pushtetshëm të Partisë Socialiste, Belinda Ballukut.

Zv.kryeministrja u vendos në qarkun e Fierit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, duke bërë edhe listën e kandidatëve, që e mbushi me njerëzit e saj të besuar si Ceno Klosi e  Klevis Jahaj, të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit.

Burime të besuara i thanë Media Ditarit se gjatë vizitave në Fier përpara se të fillonte zyrtarisht fushata elektorale, Balluku ka patur një përplasje me kryebashkiakun Subashi, pasi ishte vënë në dijeni se vendimet e rëndësishme merreshin nga Adela Hysenaj dhe jo nga ai që ishte zgjedhur nga votat e qytetarëve.

 “Ça burri je ti që të komandon kjo”, mësohet t’i ketë thënë Balluku – Subashit, me këtë të fundit që nuk ka mundur as t’i kthejë përgjigje.

Pas asaj vizite, ka ardhur edhe largimi i Adela Hysenajt nga detyra si nënkryetare bashkie, pasi as ajo e as Subahsi nuk mund të thyenn urdhrin e Ballukut.

Kjo e fundit edhe në fushatën elektorale e përfshiu shumë pak kryebashkiakun e Fierit, si për të treguar se tashmë në atë qark drejtonte ajo, ndërkohë që pas vendimit të fundit të kryeministrit Rama, janë larguar të gjithë nënkryetarët dhe drejtorët e Bashkisë së Fierit.

Rreth 3 muaj nga largimi nga detyra, Adela Hysenaj tashmë është në “arrest shtëpie”, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.