E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainë, arrestohen disa zyrtarë të lartë, për prokurimin e dronëve
Flash

Ukrainë, arrestohen disa zyrtarë të lartë, për prokurimin e dronëve

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar arrestimin e disa zyrtarëve në kuadër të një hetimi për një skandal korrupsioni, që përfshin figura politike dhe ushtarake të lidhura me blerjen e dronëve dhe pajisjeve për luftë elektronike.

Sipas deklaratës së Agjencisë Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit është zbuluar një “rrjet korrupsioni i përmasave të mëdha” që përfshin një deputet të parlamentit ukrainas.

Hetimet lidhen me furnizime të pajisjeve ushtarake për nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Agjencia Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit njoftoi se janë arrestuar katër persona, pa bërë publike emrat apo funksionet e tyre. Zyrtarë vendorë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare janë gjithashtu nën hetim për përfshirje në këtë skemë.

Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, deklaroi se anëtarët e Gardës Kombëtare të dyshuar për përfshirje janë pezulluar nga detyra. Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2024–2025, të dyshuarit kanë shpërdoruar fonde publike të destinuara për pajisje ushtarake, përfshirë blerjen e dronëve FPV (me pamje të drejtpërdrejtë) dhe sisteme për luftë radio-elektronike.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi institucionet kundër korrupsionit për angazhimin e tyre, duke deklaruar: “Është thelbësore që këto institucione të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Ligji i miratuar të enjten i jep atyre të gjitha mjetet e nevojshme për të luftuar realisht korrupsionin.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.