Foto/Rama darkon me Sorosin dhe Huma Abedin në Dhërmi
Platforma SYRI.net ka siguruar një foto ekskluzive nga një takim privat i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Dhërmi, ku kryeministri Edi Rama është fotografuar duke darkuar me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros, dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin, ish-këshilltare e Hillary Clinton.
Në foto, çifti Soros-Abedin
shfaqen të ulur në të njëjtën tavolinë me kryeministrin Rama dhe bashkëshorten e tij. Takimi është zhvilluar në një restorant luksoz në jug të vendit, ndërsa burime të sigurta pohojnë se Alex Soros dhe Huma Abedin kanë hyrë në Shqipëri me një jaht privat, që ka ndaluar fillimisht në Sarandë, përpara se të sistemoheshin në një nga vilat qeveritare në Dhërmi – pasuri publike që, në mungesë të çdo protokolli, po përdoren si shtëpi pushimi për miqtë personalë të kryeministrit.
Asnjë njoftim zyrtar. Asnjë transparencë. Asnjë protokoll institucional.
Vizita nuk është shoqëruar me asnjë deklaratë publike apo komunikim zyrtar nga zyra e Kryeministrisë. Mungesa e transparencës për një takim të këtij niveli ngre pyetje serioze për përdorimin privat të aseteve shtetërore, si dhe për natyrën e marrëdhënieve të Ramës me rrjetin global të Sorosit dhe elitën ndërkombëtare që e rrethon.
Kush e ka ftuar Alex Soros dhe Huma Abedin në Shqipëri? Me çfarë statusi kanë hyrë në vend? Pse u sistemuan në vila shtetërore? Pse nuk ka asnjë njoftim publik për qëndrimin e tyre?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që mbeten pa përgjigje, ndërkohë që burime të shumta raportojnë se nuk është hera e parë që vilat qeveritare në jug përdoren nga kryeministri për mikpritjen e personave të afërt me të në mënyrë jo transparente dhe jashtë çdo kornize ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



