E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pritet nga i dërguari i Trump në Moskë
Bota

Çfarë pritet nga i dërguari i Trump në Moskë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steven Witkoff, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Moskë.

Zyrtari i lartë amerikan është pritur në aeroportin e Vnukovos nga përfaqësuesi special i presidentit rus, Kirill Dmitriev.

Witkoff pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit rusë vetëm disa ditë përpara se të skadojë ultimatumi i vendosur nga Trump ndaj Moskës, për të ndalur ofensivën në Ukrainë. Pas takimeve, ai do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë.

Si krahu i djathtë i presidentit amerikan për “misionet paqeruajtëse”, Witkoff është takuar tashmë disa herë me Vladimir Putinin, por asnjë nga këto takime nuk e ka çuar presidentin rus të ndryshojë kursin ndaj luftës me Kievin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të marrë një vendim për sanksionet ndaj Rusisë pas vizitës së Steven Witkoff në Moskë. Sanksionet do të kenë në shënjestër edhe vendet që vazhdojnë të importojnë energji nga Rusia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.