E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici hero i Fierit, ish student ekselent i IUS
Lajme

Polici hero i Fierit, ish student ekselent i IUS

 

Ditën e djeshme në Fier, në një aksident të rëndë, aty kur një moment edhe sekondat bënin diferencën mes jetës dhe vdekjes, punonjësi i Policisë së Shtetit shqiptar dhe ish student i diplomuar në degën e Kriminalistikës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës Klajdi Mustaj nuk hezitoi asnjë çast.

Me guxim të jashtëzakonshëm, dhe pregatitjen e duhur profesionalo-teknike, ai hyri drejt rrezikut për të shpëtuar katër të rinj nga makina që po digjej pas një aksidenti tragjik, duke bërë krenarë familjen e tij, shoqërinë por mbi të gjitha Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në të cilin u formua dhe u pregatit profesionalisht në stadet më të larta bashkëkohore.

Ky nuk është thjesht një akt detyre, por një akt zemre, sakrifice dhe humanizmi që vlen të përshëndetet dhe të merret si shembull për gjithë të rinjtë tanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.