E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja në KQZ: Celibashi, Merkaj dhe hija e Lorena Mavriqit
Lajme

Përplasja në KQZ: Celibashi, Merkaj dhe hija e Lorena Mavriqit

Si u komandua Sekretari i Përgjithshëm i KQZ, që firmosi 40 MLN euro tendera

Prej disa muajsh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) qarkullojnë zëra për një krizë të brendshme që po prek funksionimin e institucionit. Në qendër të saj janë tre emra: Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi, Sekretari i Përgjithshëm Ylli Merkaj dhe juristja Lorena Mavriqi, e cila sipas burimeve jozyrtare po fiton peshë të jashtëzakonshme në vendimmarrje.

Faktet e qarta dhe të dokumentuara

1- Ilirjan Celibashi drejton KQZ-në prej tetorit 2020.

2- Ylli Merkaj, si Sekretar i Përgjithshëm, rezulton në të gjitha dokumentet zyrtare si person përgjegjës për procedurat e prokurimit publik.

3- Nga të dhënat e Open Data Albania, vetëm në periudhën nëntor 2024 – maj 2025, KQZ ka shpallur 35 tendera me një fond limit prej 2.32 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro). Firmat zyrtare mbajnë emrin e Merkajt.

Këto shifra e vendosin KQZ-në ndër institucionet me portofolin më të madh tenderash në nivel qendror, veçanërisht në prag dhe gjatë fushatave zgjedhore.

Çarja Celibashi – Merkaj

Miqësia e vjetër, mbi 20 vite bashkëpunim mes Celibashit dhe Merkajt, sipas burimeve të brendshme është thyer. Shkaku? Menaxhimi i tenderave.

Sekretari i Përgjithshëm kërkonte të ruante kontrollin formal mbi prokurimet, ndërsa Komisioneri po lejonte hapësirë për ndërhyrje të palëve të treta. Pikërisht këtu hyn emri i Lorena Mavriqit, e cilësuar nga burimet si “pika e dobët” e Celibashit.

Roli i dyshuar i Lorena Mavriqit

Juristja Mavriqi, që deri pak vite më parë ishte një punonjëse teknike, sot përmendet si “sekserja e brendshme” e KQZ-së. Pretendimet flasin për një ndikim të drejtpërdrejtë të saj në orientimin e tenderave, zgjedhjen e fituesve dhe qarkullimin e kontratave.

Sipas disa burimeve, Mavriqi ka fituar peshë duke ndikuar mbi të dy krahët: nga njëra anë afërsia me Komisionerin Celibashi, dhe nga ana tjetër një kanal komunikimi të fortë me Sekretarin Merkaj. Ky pozicion e ka shndërruar në “kartën e tretë” në lojën e tenderave të KQZ-së.

Sekretari i komanduar dhe 40 milionët

Një fakt interesant dhe pak i njohur është se, pas prishjes së marrëdhënieve me Merkajn, Ilirjan Celibashi me dakortësinë e Lorena Mavriqit komanduan një Sekretar tjetër të Përgjithshëm në KQZ. Ky funksionar i përkohshëm nënshkroi rreth 40 milionë euro tendera në emër të institucionit – tendera që mediat i lidhin drejtpërdrejt me interesat e Celibashit dhe Mavriqit.

Pasi kontratat u firmosën, sekretari i komanduar u shkarkua pa shumë zhurmë, duke e lënë pas një bilanc të rëndë të procedurave të kryera në një periudhë shumë të shkurtër.

Ky episod ngre dyshime të mëdha: a ishte sekretari vetëm një “firmëtar teknik” i përdorur për të kaluar tenderat e mëdhenj?

Ylli Merkaj mbahet mend për dështimin e votimit elektronik gjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit, kur pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve dështuan në mbi 500 qendra votimi. Përgjegjësia morale i përket  Merkaj, i cili kishte  nënshkruar kontratat e mirëmbajtjes së pajisjeve që nuk funksionuan ditën e vetme kur duheshin.

Pamjet e pajisjeve të hedhura në kamionë si kuti me hekurishte pas zgjedhjeve e ekspozuan në sytë e publikut dështimin spektakolar të një sistemi që u reklamua si garanci e demokracisë.

Pyetjet që presin përgjigje

1.Cili është roli real i Lorena Mavriqit në prokurimet e KQZ?

2.Pse Celibashi dhe Mavriqi komanduan një sekretar të përkohshëm për të kaluar tendera me vlerë 40 milionë euro?

3.Kush përfitoi nga këto kontrata dhe a janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik?

4.A ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit shkelje gjatë auditimeve të fundit?

5.Pse u shkarkua sekretari i komanduar sapo përfundoi firmosja e tenderave?

KQZ, institucioni që duhet të garantojë barazi dhe transparencë në zgjedhje, sot gjendet nën hijen e akuzave për korrupsion dhe kapje të brendshme.

Përplasja Celibashi–Merkaj, roli i paqartë i Lorena Mavriqit dhe historia e sekretarit të komanduar që firmosi tendera për 40 milionë euro, e ekspozojnë KQZ-në si një institucion të rrezikuar nga klientelizmi dhe keqpërdorimi i fondeve publike.

Nëse këto dyshime nuk sqarohen nga organet e kontrollit dhe drejtësisë, atëherë KQZ rrezikon të shndërrohet nga garant i demokracisë, në një fabrikë të tenderave të paracaktuar.

Pasqyra e pasurisë së Ilirjan Celibashit (Kryetar i KQZ)

Likuiditete dhe llogari bankare

  • 92 mijë euro në disa llogari bankare.

Blerje toke dhe ullishte

  • 2018: Tokë 2 400 m² për 55 mijë euro.
  • 2020: Ullishte 4 000 m² në Vlorë për 60 mijë euro (çmim i konsideruar i dyshimtë dhe nënvleftësues).

Pallate, vila dhe zyra

  • Vilë në Tiranë me vlerë 323 mijë euro.
  • Zyra të reja me vlerë 230 mijë euro.

Pasuritë e bashkëshortes, Ardiana Mediu

  • Apartament 140 m² për 288 mijë euro.
  • Zyrë 110 m² për 341 mijë euro.
  • Pasuri të tjera të padeklaruara në detaj.

Pasuria e vajzës, Telma Celibashi

  • Në shtator 2020, vetëm 3 ditë pasi babai i saj u propozua kryetar i KQZ-së, ka blerë:
    • Apartament luksoz 246 m².
    • Verandë 111 m².
    • Vlera totale: 430 mijë euro.
    • Në atë kohë, ende pa filluar punë (mosha 23 vjeç).

 

  • Brenda pak vitesh, familja Celibashi ka siguruar pasuri me vlera totale mbi disa milionë euro.

  • Burimet financiare janë të paqarta dhe shumë blerje janë bërë me çmime nën tregun real, duke ngritur dyshime për përdorim parash të pista ose influencë politike.
  • Ky pasurim i shpejtë e vendos Celibashin dhe rrethin e tij familjar në qendër të dyshimeve për lidhje me interesa mafioze dhe korrupsion elektoral.
  • Simbolikisht, ngrihet pyetja: a është kreu i KQZ-së blerë nga pushteti më shtrenjtë se shefa të FBI-së në Uashington?
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.