Edi Rama i ka shitur të gjithë, i përdor dhe i flak duke ia faturuar dështimet e tij.
Tipike një sjellje prej Jude, tipike si Pons Pilati..
Kërkon të fshihet pas gishtit. I pabesë deri në diabolizëm, mosmirënjohës deri në neveri, Edi Rama e nxori kokën si gjarpri sonte në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës. I përplasi sterkalat duke tentuar të “lajë duart” publikisht me ish ministrin e tij të Brendshëm për të cilin deri dje thoshte “kampioni”. E shiti me një pabesi tipike bizantine siç di të shesë vetëm ai.. Po po ashtu siç i shiti të gjithë, Blendi Gonxhen, Ardian Klosin, Kasem Trebeshinën, Daut Gumenin, Keti Bazhdarin, Erion Braçen, Albana Dhimitrin e një dyzinë emrash të tjerë..
Edi Rama i ka shitur të gjithë.. Të gjithë ata me të cilët punon, i përdor dhe i flak duke ia faturuar dështimet e tij.
Kështu veproi sonte edhe me Saimir Tahirin. Megjithëse drejtësia italiane e përjashtoi nga hetimet për mosekzistencën e asnjë prove, Edi Rama thotë: “S’ka qenë një ngjarje e mirëseardhur për ne, pavarësisht se duhet të presim deri në fund për të kuptuar të vërtetën”.
Sipas tij, “çështja e Saimir Tahirit s’është çështja ime, as e PS, është e drejtësisë, sic e keni parë Tahiri nuk është pjesë as e debatit tonë politik, as e jetës sonë politike, as e mbështetjes që qeveria merr ne parlament me votat e grupit parlamentar të PS dhe të të tjerëve se ne jemi ndryshe dhe jo se jemi të përsosur e të pagabueshëm, por se jemi ndryshe”, thotë Pons Pilati i qeverisë, duke dashur t’ia faturojë kanabizimin e vendit ish ministrit të tij..
Të njëjtën gjë tha edhe mbrëmë edhe i vetmi “delfin” i tij që ka tepruar prej socialistëve, Gramoz Ruçi.
“Një nga gabimet është moszbatimi i misionit dhe detyrave nga organet ligjzbatuese për të kontrolluar territorin për kanabisin”, tha mbrëmë Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit, i fundmi i mohikanëve.
Po për çfarë organesh ligjzbatuese flet Gramozi?! A nuk e di ai se Drejtori i Policisë në kohën e hashashit është akoma në detyrë?!
A nuk e di Gramozi që çështja e kanabisit nuk ishte problem i moskopetencës së organeve ligjzbatuese por ishte vullnet politik i qeverisë shqiptare?!
A nuk e di Gramozi që vullnetin politik e mishëron Kryeministri dhe ministri vetëm se e garanton atë?!
A nuk e di Gramozi që Kryeministri ia ka kërkuar ministrit të “mbyllë një sy e një vesh” për kanabisin pasi shteti po falimentonte ekonomikisht?! A nuk e di Gramozi që e gjitha kjo është bërë edhe me heshtjen e ndërkombëtarëve?!
A nuk e di Gramozi që kanabisi shpëtoi buxhetin e shtetit dhe nxori vendin nga falimenti?!
A mendon Gramozi dhe Pons Pilati se do të arrijnë ti bindin njerzit se kanabizimi është përgjegjësi e Saimir Tahirit?!
Gramoz, Pons Pilat, qofshi ju që jeni!/Pamfleti.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



