E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama merr kontrollin e Bordit për Mbështetjen e Shoqërisë Civile: Shpërblen Endri Fugën…
Lajme

Rama merr kontrollin e Bordit për Mbështetjen e Shoqërisë Civile: Shpërblen Endri Fugën…

Qeveria emëroi në mbledhjen e sotme, e fundit për 2017-ën, anëtarët e bordit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Ajo që të bie në sy, është emri i Endri Fugës, mes 4 emrave të emëruar në këtë bord. Gjithashtu në bord janë emëruar edhe  Majlinda Dhuka; Gelardina Prodani dhe Oltjon Muzaka.

Fuga njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, që nga koha kur ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës. Madje në jo pak raste, Rama ka pohuar se këshillat e Fugës janë ligj për të porsa i takon paraqitjes mediatike.

Por, Fuga njihet edhe si një nga anëtarët e stafit të Ramës që ka pasur më shumë përplasje me ministrat, të cilët dalin në media vetëm pas lejes së dhënë prej tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.