E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ollga”  Spiropali bëhet dhe film me Don Kishotin
Lajme

“Ollga” Spiropali bëhet dhe film me Don Kishotin

 

Mirë Don Kishotin, moj Elise, që nuk e ke lexuar kurrë… po as titullin që të kanë dhënë nuk e ke lexuar dot?!

Sepse dekorata që Presidenti Zelensky të akordoi quhet “Urdhri i Princeshës Olga” dhe jo “Urdhri i Shën Ollgës” siç e prezantove ti me krenari.

Nëse dikush s’ka faj për këtë rrëshqitje, është vetëm… gjuha shqipe, që Spiropali e përdor shpesh për të zbukuruar realitetin. Por këtë herë zbukurimi i saj e ktheu një dekoratë ukrainase në një titull rus.

“Urdhri i Princeshës Olga” është një nderim i Ukrainës për gratë që kontribuojnë në jetën publike e diplomatike. Ndërsa “Shën Ollga” është dekoratë ruse, e lidhur me Kremlinin dhe historinë kishtare të Moskës.

Pra, Elisa Spiropali i vuri vetes një “Shën” që s’i përket asaj, as vendit, as momentit historik.

Në një kohë kur Ukraina po lufton për identitetin e saj kundër Rusisë, ministrja shqiptare arrin t’i ngatërrojë me një fjali të vetme. Dhe e bën këtë jo në një kafe lagjeje, por në komunikim publik zyrtar.

Në vend që të korrigjojë gabimin, natyrisht, postimi në Facebook mjafton si provë e “lavdisë diplomatike”.

Kryeparlamentarja,  Elisa Spiropali, ka shkaktuar një gafë diplomatike në letrën e falënderimit drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski. Dekoratën që i akordohej, Urdhri i Princeshës Olga, Spiropali e ka quajtur gabimisht “Urdhri i Shën Ollgës”, një dekoratë e lidhur me traditën ruse dhe jo ukrainase.

Analisti Basir Çollaku komentoi: “Mamica jonë e Parlamentit ka shënuar një gafë diplomatike. Deri në provokim. Urdhri i Shën Ollgës është dekoratë, jo ukrainase, por ruse. U krijua nga Cari Nikolla II i Rusisë më 11 shkurt 1913 me rastin e 300-vjetorit të dinastisë së Romanovëve dhe u shfuqizua nga revolucioni bolshevik i vitit 1917. Sot këtë dekoratë e akordon Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Vladimir Mihajloviç Gundajev, me emrin fetar Patriarku Ciril.”

Sqarim mbi dekoratën:

Dekorata që ministrja Elisa Spiropali mori nga Presidenti ukrainas quhet “Urdhri i Princeshës Olga” dhe është një nderim zyrtar ukrainas. Në letrën e saj të falënderimit, Spiropali e quajti “Urdhri i Shën Ollgës”, që është në fakt një dekoratë ruse, krijuar nga cari Nikolla II i Rusisë në vitin 1913 dhe nuk ka lidhje me Ukrainën moderne.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.