E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga dhunimi i TikTokerit  ‘Diamanti Blu’ në Larisa
Lajme

Detaje nga dhunimi i TikTokerit ‘Diamanti Blu’ në Larisa

 

Autorët morën 70 mijë euro për eliminimin e tij, në kërkim ndërkombëtar Agron Zeqo

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Larisën e Greqisë, ku TikTokeri i njohur si Diamanti Blu u dhunua brutalisht gjatë një darke me miqtë e tij.

Autori kryesor në kërkim ndërkombëtar

Një nga autorët kryesorë të dhunës është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Agron Zeqo, 36-vjeç, i njohur në rrjete sociale me pseudonimin “Aroni”. Autoritetet shqiptare dhe ato greke e cilësojnë atë si person me rrezikshmëri të lartë dhe kanë vendosur shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

Si ndodhi ngjarja në Larisa

Ngjarja ndodhi gjatë një darke që Diamanti po konsumonte me miqtë e tij. Sipas hetimeve, para lokalit mbërritën tre automjete. Disa persona qëndruan jashtë, ndërsa njëri prej tyre hyri brenda dhe u ul në tavolinë – moment që u pa edhe nga transmetimi “live” që TikTokeri po bënte.

Pasi videoja u ndërpre, filloi dhuna brutale ndaj Diamantit dhe shokëve të tij. Ai, një kushëri nga Berati dhe një tjetër mik përfunduan në spital, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi. Hetuesit grekë dyshojnë se sulmi ishte i planifikuar prej kohësh dhe se autorët kishin marrë 70 mijë euro pagesë për eliminimin e tij. Për fat, Diamanti i mbijetoi sulmit.

Konfliktet e mëparshme me “Aronin”

Diamanti kishte patur më herët konflikte me Agron Zeqon. Ky i fundit, i njohur për publikimin e videove të dhunës në rrjete sociale, e kishte kërcënuar më parë duke i thënë se do t’i digjte banesën në Çinar. Pak ditë më pas, lokali i Diamantit u sulmua dhe i shkaktoi dëme të mëdha. Personat e arrestuar për këtë ngjarje kanë deklaruar se pas tyre qëndronte pikërisht Aroni.

Një individ i rrezikshëm në pesë shtete

Burime të tjera bëjnë me dije se Aroni është në kërkim në pesë shtete të ndryshme dhe konsiderohet si një individ i rrezikshëm për rendin publik. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë me policinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.