E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Dosjet e Ramës janë në prokurori, Llala mbylli dosjet për Gjiknurin dhe Beqjan
Lajme

Kryemadhi: Dosjet e Ramës janë në prokurori, Llala mbylli dosjet për Gjiknurin dhe Beqjan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është rikthyer edhe njëherë zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme, javën e kaluar në Kuvend.

E ftuar në Report Tv, Kryemadhi theksoi se LSI dhe opozita ishin kundër kësaj zgjedhjeje sepse nuk pati konsulta dhe u shkel Kushtetuta, dhe jo se kërkonin ti zgjasnin mandatin Adriatik Llallës.

Edi Rama nuk pati asnjë reagim ndaj deputetes së gjakosur të LSI. dhe kur ai nuk ka ndjesi ndaj një deputeteje, merreni me mend se çfarë ndjesie ka ndaj shqiptarëve, merreni me mend se çfarë i ndodh qytetaërev të thjeshtë, që edhe kur vdesin jashtë vendit nuk kanë para të kthehen në atdhe. Edi Rama nuk ka parë gjë akoma dhe ai duhet të kujtojë se atëherë kur mendon se është më i fortë, atëherë është më i dobëti. Unë s’kam firmosur asnjëherë në shtet, për çfarë kam frikë unë nga Reforma në Drejtësi? Absolutisht nuk kam frikë nga reforma në drejtësi. Ramës ia kanë bërë gati dosjet ministrat socialistë, janë në prokurori. Një ditë do të përballet me dosjet. Llalla ia mbylli dosjet Gjiknurit, Beqjes dhe ministrave të tjerë të PS-së, por një ditë do të hapen këto dosje. Rama shpreson se do të mbyllë dosjet ende me njerëzit e tij në prokurori.

Te prokurorja e përgjithshme nuk kam asnjë besim. Nuk kam gje me emrin e Arta Markut, por me momentin. Çfarë e shtyu Edi Ramën që të realizonte në ato kushte edhe betimin e prokurorores së përgjithshme? Kush ja bëri vetingun zonjës Marku, apo ja bëri Bledi Çuçi? Pse gjithë ky nxitim, kur ne ndenjëm 8 muaj pa avokat populli, kur kemi gjyqtarë të gjykatës së lartë apo kushtetuese që janë miq të Edi Ramës dhe janë në detyrë prej dy apo 3 vjetësh kur i ka mbaruar mandati?’, deklaroi Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.