E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dënohet pirja e alkoolit në publik
Lajme

Të dënohet pirja e alkoolit në publik

Arben Rakipi, si drejtuesi i ekspertëve që kanë hartuar draftin e Kodit të ri Penal, ka folur në tryezën e organizuar sot nga Ministria e Drejtësisë, ku ka lëshuar “perlat” e radhës.

Ai ka kërkuar që të dënohet pirja e alkoolit në publik, pasi si hetues i komunizmit, ndoshta i duket si “shfaqje e huaj”. Madje ai e ka krahasuar pirjen e alkoolit, njësoj si me bigaminë, që po ashtu, sipas tij duhet të dënohet

Arben Rakipi dha shenja edhe të legalizimit të Eutanazias (Euthanasia), e cila përfshin një ndërhyrje të qëllimshme të ndërmarrë me qëllimin e vetëm të përfundimit të një jete.

“Nëse kriminaliteti, ky është një pozicionim që krijon ndikim, influencë, në drejtësi, atëhere çështja që lidhet me depenalizimin duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar, që përveç atyre provokimeve që thashë, kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese apo unanime, këto vepra të penalizohen. Por diskutimi publik na lejon të shohim nëze është i drejtë apo jo. Nuk bëhet fjalë për sondazhe të rreme e dëshira, por për një sondazh real që na lejon të kuptojmë a ia vlen të penalizohet për shembull bigamia, pirja e alkolit në publik… A ja vlen të penalizohet çështja e alkoolit? Kjo në pikëpamje ligjore,por në pikëpamjen sociale janë shumë të rëndësishme. Por ka dhe çështje që duhet t’i depenalizojmë. Eutoanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare. Diskutimi publik është mjaft i rëndësishëm.”, tha Rakipi./Boldnews.al/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.