E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 punonjës të Armo-s në Vlorë, 2 vite pa marrë rrogë
Lajme

30 punonjës të Armo-s në Vlorë, 2 vite pa marrë rrogë

Mbi 30 punonjës së degës së Armo-s në Vlorë, kane shpresuar sërish në kalimin e pagave të tyre. Ata kanë jo pak, por 27 muaj pa marrë një rrogë.

Prej qershorit të vitit 2015 edhe pse vijojnë rregullisht punën në degën e kompanisë në Vlorë, punonjësit mbeten të papaguar. Ata kanë shpresuar sërish më kot për pagat e tyre, të cilat nuk kanë kaluar sipas premtimit të bërë, pas protestës së pak ditëve më parë.

Përpara ambienteve të bankës së nivelit të dyte në Vlorë, punonjësit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave të tyre, deri në bllokimin e rrugës, por edhe bllokimin e mjeteve lundruese që për llogari të kompanisë ku ata punojnë ankorohen në portin e Vlorës.

Por edhe pse kanë kërkuar një të drejtë për pagat, ne momentin kur janë gjendur para bankës duke shprehur serish shqetësimin e tyre, punonjësit e ARMO nuk kanë munguar të konfliktohen edhe me rojet e bankës që kërkuan largimin e tyre.

Punonjësit e ARMO-s kanë deklaruar se janë ndeshur sërish ne mashtrimin e radhës për pagat, ndërsa kane ritheksuar përshkallëzim të protestave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.