E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjokutaj kërkesë paraprake: Kërkojmë  pavlefshmëri absolute
Lajme

Gjokutaj kërkesë paraprake: Kërkojmë pavlefshmëri absolute

Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka bërë një kërkesë paprake për seancën e radhës të dosjes “Partizani”.

Gjokutaj në kërkesën paraprake kërkon konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.

Gjokutaj: Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vebdimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me praninë e tij në seancën gjyqësore në GJKKO, ku do të shqyrtohet dosja në fjalë, Berisha tha se do të veprojë në përputhje me udhëzimet e mbrojtjes ligjore.

“Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit.
Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im…
… Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj.”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.