E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rakipi ironizon Kryeministrin Rama: Je njeriu i vitit për këto pesë arsye
Lajme

Rakipi ironizon Kryeministrin Rama: Je njeriu i vitit për këto pesë arsye

Si çdo fundvit çdo portal hap sondazhe për të shpallur gazetarin e vitit, njeriun e vitit, politikanin e vitit.

Por portali TPZ.AL, i cili drejtohet nga Ylli Rakipi nuk ka hapur asnjë sondazh, pjesë e të cilit të jetë Kryeministri Edi Rama.

Me anë të një shkrimi, TPZ.al e rendit Ramën si njeriun e vitit për shkak të dështimeve të tij.

SHKRIMI I TPZ.AL

Tpz.al ka shpallur “Njeriun e Vitit 2017” kryeministrin e vendit, Edi Rama. Sipas këndvështrimit të Tpz.al, kreu i qeverisë shqiptare ka patur disa “merita” të veçanta për vitin që lamë pas.

Ndër to mund të rendisim:

– Kanabizimin e vendit: Kthimin e Shqipërisë brenda 365 ditëve, në një Kolumbi të Europës.

-Koncesionet: E ktheu shtetin në një noter të rëndomtë, duke ju dhuruar miqve dhe vetëvetes, paratë e buxhetit të shtetit.

– Korrupsion: Hajdutëri masive e zyrtarëve shtetërorë. Rekordi, 820 milionë euro dëm ekonomik në 1 vit.

– Fasadat: Shpërdoroi 500 milionë dollarë për stola, sheshe dhe bojra.

– Kapjen e mediave: Rezulton të jetë “Kryeredaktor”, për herë të parë në historinë e një vendi demokratik, i 95% të mediave në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.