E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heroi shqiptar që shpëtoi dy fëmijë në Greqi merr shtetësinë greke
Lajme

Heroi shqiptar që shpëtoi dy fëmijë në Greqi merr shtetësinë greke

Publik.al | Rajoni

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në rezidencën qeveritare Maksimu në Athinë, shtetësia greke iu dha shqiptarit Levian Goga, i cili në qershor të këtij viti rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos.

Levian Goga dha betimin si qytetar grek përpara Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në prani të ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos. “Faleminderit për atë që bëre. E meriton këtë nder dhe më shumë,” u shpreh Mitsotakis menjëherë pas ceremonisë.

Një akt heroik që tronditi Greqinë

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor 2025, kur dy fëmijë të mitur po rrezikoheshin të mbyteshin nga rrjedha e lumit Arahthos. Goga u hodh pa hezitim në ujë për t’i shpëtuar, duke vënë në rrezik edhe jetën e tij. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve, dy fëmijët humbën jetën në spital, pasi pësuan vdekje klinike.

Nderime dhe mirënjohje

Përveç marrjes së shtetësisë, Levian Goga ishte i ftuar nderi edhe në pritjen zyrtare për përvjetorin e rivendosjes së demokracisë në Greqi, organizuar në korrik nga kryetari i Parlamentit, Kostas Tasoulas. Gjest heroik i tij u vlerësua gjerësisht si shembull i sakrificës dhe humanizmit që tejkalon kufijtë kombëtarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.