E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peqin, asgjësohen 112 bimë kanabisi 5 të arrestuar dhe armë
Lajme

Peqin, asgjësohen 112 bimë kanabisi 5 të arrestuar dhe armë

Pesë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas zbulimit të qindra bimë narkotike te “Zabeli i Akaciave” në fshatin Karinë.

Gjatë operacionit ‘Syri i natës’ u vendosën në pranga Qemal e Qazim Kaseja, Erges Juba dhe Altin e Ali Haskasa

Njoftimi: 

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.

Si rezultat i operacionit:
-u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;
-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Syri i natës”.

Në kuadër të operacionit:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.
-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ;
-u shpall në kërkim shtetasi A. J.

Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.