E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albana Koçiu prezantohet në krye të Punëve të Brendshme
Flash

Albana Koçiu prezantohet në krye të Punëve të Brendshme

Rama: Jo më ministri vetëm e policisë! Shërbimi zjarrfikës dhe adresat kërkojnë reformim

Ministria e Punëve të Brendshme ka hyrë në një kapitull të ri, pas prezantimit të ministres së re Albana Koçiu, e para grua që merr drejtimin e kësaj ministrie. Kryeministri Edi Rama e përshkroi këtë moment si historik dhe theksoi ndryshimet rrënjësore që pritet të sjellë në këtë dikaster.

“Albana Koçiu vjen me një profil krejt tjetër nga paraardhësit dhe me një mision të qartë: ta kthejë ministrinë nga një institucion tradicionalisht i lidhur ngushtë me policinë e shtetit, në një ministri Punësh të Brendshme që funksionon sipas standardeve evropiane,” tha Rama gjatë fjalimit të tij.

Kryeministri nënvizoi se, pavarësisht rëndësisë së policisë në strukturën e punëve të brendshme, Ministria nuk është vetëm për policinë. “Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën vetëm punë policore dhe ministri i brendshëm nuk është kryepolici i vendit,” shtoi ai, duke theksuar nevojën për një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj kësaj ministrie, që duhet të adresojë edhe shumë çështje të tjera serioze e të pazgjidhura prej dekadash.

Rama vuri në dukje mungesën e një sistemi funksional të adresave për vendbanimet shqiptare, një problem që vazhdon të jetë i pranishëm edhe pas 35 vitesh transformime demografike dhe fizike.

 

Ai përmendi edhe nevojën urgjente për riformatim të shërbimeve zjarrfikëse, të cilat deri më tani kanë mbetur në plan të dytë, ndonëse zjarret e verës së kaluar treguan se kjo është një çështje qendrore që duhet trajtuar me prioritet.

“Një qasje tjetër është e domosdoshme, sepse sfidat e së ardhmes kërkojnë ndryshime thelbësore, jo vetëm për problemet që kanë ndodhur, por për ato që do të ndodhin,” përfundoi kryeministri Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.