Fenomeni i rrallë, zbuloni sekretin që ‘fsheh’ 22 shtatori
Të hënën, dita dhe nata do të kenë kohëzgjatje të barabartë, një shenjë e qartë se vjeshta ka mbërritur zyrtarisht.
Ekuinoksi i vjeshtës këtë vit ndodh më 22 shtator, duke sjellë stinën e artë në hemisferën veriore, ndërsa në hemisferën jugore fillon pranvera.
Pikërisht në ekuator, dielli ngrihet drejt mbi horizont në mesditë. Ky fenomen ndodh kur të dy polet e Tokës marrin dritën e diellit njëkohësisht.
Në pjesën veriore të globit, pas ekuinoksit, ditët fillojnë të shkurtohen gradualisht deri në solsticin e dimrit më 21 dhjetor.
Këtë vit, përveç ekuinoksit, banorët e Antarktidës, Zelandës së Re dhe disa zonave të Australisë do të kenë mundësinë të shohin edhe një eklips të pjesshëm të hënës.
Ekuinokset kanë qenë gjithmonë të veçanta për kulturat njerëzore dhe janë shoqëruar me rite e festa që prej shekujsh. Në hemisferën veriore, ekuinoksi i vjeshtës lidhet ngushtë me festat e korrjes.
Për shembull, në Poloni dhe në disa vende të Evropës Lindore festohet “Dozynki”. Ndërsa në Chichen Itza të Meksikës, njerëzit mblidhen për të parë hijen e diellit që gjatë ekuinoksit duket sikur formon një gjarpër që zbret nëpër shkallët e piramidës së famshme “El Castillo”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



