E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt: Na i dërgo me shkrim komentet
Lajme

Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt: Na i dërgo me shkrim komentet

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka reaguar ndaj kërkesës së kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar të ishte i pranishëm në mbledhjen e së martës ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij.

Në njoftimin e bërë publik sot, këshilli thekson se, nëse Veliaj nuk ka mundësi të marrë pjesë fizikisht për shkak të masës së sigurisë, ai mund të dërgojë me shkrim vërejtjet dhe komentet e tij. Sipas tyre, çdo material i dorëzuar nga Veliaj do të administrohet dhe u bëhet i ditur anëtarëve gjatë seancës.

Kryebashkiaku, në kërkesën e paraqitur të premten, kishte këmbëngulur se dëshironte të merrte pjesë personalisht, duke theksuar se mungesa e tij nuk lidhet me vullnetin e tij, por me një “masë sigurie” që ai e konsideron të tepruar dhe të padrejtë.

Sipas Veliajt, vendimi i gjykatës i ka ndërprerë padrejtësisht mandatin kushtetues, duke krijuar një krizë institucionale që nuk mund të zgjidhet me një tjetër shkelje të Kushtetutës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku do të vendoset për fatin e kryebashkiakut të Tiranës, është parashikuar të mbahet të martën, në orën 16:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.