E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gabimi “Diellor” i Ramës me mbiemrin e aktorit
Lajme

Gabimi “Diellor” i Ramës me mbiemrin e aktorit

Në një prej atyre momenteve kur edhe “Diella”, inteligjenca artificiale e qeverisë, duket se e ka lënë në baltë, faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama bëri një gafë që nuk i shpëtoi askujt: mbiemri i aktorit të ndjerë Enver Petrovsci u shndërrua në… Petrofski!

Fillimisht postimi u shfaq me mesazhin solemn për aktorin “e jashtëzakonshëm, njeri i dashur”, por me mbiemrin e deformuar. Disa minuta më pas, versioni i dytë u shfaq i korrigjuar, por screenshot-et e “gabimit të Diellës” tashmë kishin bërë xhiron e rrjeteve.

“Diella”, supersofti që supozohet të menaxhojë gjithçka nga tenderat te postimet e kryeministrit, duket se ka vendosur të bëjë humor të zi në një ditë zie. Rrjetet sociale e pritën me shaka: nga “gafa e parë zyrtare e Diellës” te batuta se “Diella po konkurron për vendin e parë në rubrikën ‘lapsuse të javës’”.

Një kujtesë se, edhe në epokën e inteligjencës artificiale, një sy njerëzor për kontroll mbetet më i besueshëm se çdo “Diell” digjital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.