E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë”
Lajme

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë”

tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

Valbona Sanxhaktari

Nga Arben Llangozi|Fakte|Publik.al

Nëse dikush do të shkruante një manual me titull “Si të bëhesh gjyqtare e lartë në Shqipëri pa kaluar provimet bazë”, padyshim që kapitulli i parë do të ishte kushtuar Valbona Sanxhaktarit.

Lista e pikëve në provimin e Magjistraturës

Kjo zonjë e nderuar, e cila dikur dështoi në mënyrë spektakolare për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës duke marrë vetëm 85 pikë, sot na del si “shpresa e drejtësisë së re”. Pra, dikush që s’e kaloi pragun minimal, sot na shitet si “elitë juridike”. Ironi apo realitet shqiptar? Të dyja bashkë.

Le të kujtojmë edhe detajet pikante: zonja Sanxhaktari ka qenë më herët nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, në bazë të kallëzimit penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Por kjo, në vend që ta diskualifikonte, i hapi dyert e karrierës. Nga person nën hetim për vjedhje, u katapultua drejtoreshë juridike në Kryeministri. Sepse në Shqipëri, kur të hetojnë për abuzim, karriera nuk shkon poshtë, por vetëm lart.

Më pas, për të kompletuar ironinë, zonja u vendos edhe anëtare e strukturave të vetingut. Dhe aty, çudia shqiptare u bë ligj: gjyqtarë dhe prokurorë me pasuri të pajustifikuara dhe dosje korrupsioni kaluan në rregull, ndërsa njerëz të ndershëm e profesionistë u shkarkuan, sigurisht “për të mirën e reformës”. E gjitha, sipas recetës së pushtetit: kush është i bindur, mbetet; kush është i drejtë, fluturon.

Dhe tani, qershia mbi tortë, KLGJ e kualifikon zonjën Sanxhaktari për në Gjykatën e Lartë. Po, pikërisht atë që nuk kaloi dot pragun e magjistraturës. Pyetja është e thjeshtë: a ka nevojë Shqipëria për meritokraci kur kemi “talente të lindura” që nuk kanë nevojë të kalojnë provime?

Ky nuk është thjesht skandal; është komedi me regji politike. Një komedi ku aktorët qeshin me popullin, ndërsa populli qan për drejtësinë. Reforma që u shit si “shpresa e fundit”, ka dalë si reality show ku fiton gjithmonë më i korruptuari.

Në fund, ndoshta duhet të mësohemi me logjikën e re: në Shqipëri nuk ka rëndësi nëse dështove në test, nëse ke qenë nën hetim apo nëse shërben si vegël politike. Rëndësi ka të kesh “abonim mujor” tek pushteti. Me këtë biletë, udhëtimi shkon drejt Gjykatës së Lartë, madje pse jo, ndoshta nesër edhe drejt Kushtetueses.

Pra, nëse dikush mendon ende se drejtësia është e pavarur, mjafton të shohë rastin Valbona Sanxhaktari. Një ironi e gjallë që tregon se në Shqipëri drejtësia nuk është e verbër; përkundrazi, sheh shumë mirë kush i shërben pushtetit dhe i hap rrugën drejt majës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.