Kriza e qeverisë në 2017, LSI e gatshme të lërë postet. Meta zgjidhet president: Nuk jam i lumtur, por jam i nderuar
Duke iu rikthyer ngjarjeve politike që lanë gjurmë në vitin 2017, kujtojmë se i detyruar nga protesta e opozitës në çadrën para Kryeministrisë, Edi Rama detyrohet të shkarkojë 4 anëtarë të kabintetit të tij, ndër ta Saimir Tahirin dhe Ilir Beqjan.Por pas kësa, ja ç’shkruan VOA:
“Por kryeministrit i duhet të bëjë ndërkohë llogaritë dhe me aleatin e vet LSI-në, mesazhet e së cilës ishin parë dhe si një shkelje syri ndaj demokratëve. Zoti Meta, hedh idenë e një qeverie besimi. Në 3 Prill, LSI ofrohet e gatshme të lerë postet e saj në qeveri në funksion të krizës, ndërsa vë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit me socialistët dhe kërkon që opozitës t’i jepen të gjitha garancitë e mundshme që të hyjë në zgjedhje, në të kundërt “LSI, jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë por as edhe një farse elektorale të mundshme”.
Pavarësisht dyshimeve që ekzistojnë mes palëve, drejtuesi i LSI-së do të zgjidhet në Postin e presidentit pasi parlamenti dogji 4 raundet e para pa kandidatë. Pas zgjedhjes në postin më të lartë të vendit, zoti Meta do të deklarojë se “nuk jam i lumtur për shkak të rrethanave, por jam shumë i nderuar që jam zgjedhur president”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



