“Në nivelin më të ulët historik”, Rama njofton “shkundjen” e Bashkisë Tiranë
Në një mbledhje me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se Bashkia e Tiranës ka hyrë në një fazë që kërkon udhëheqje të re.
Si arsye kryesore, ai renditi rënien drastike të prokurimeve publike, të cilat, sipas tij, ndodhen në nivelin më të ulët historik.
“Prokurimet publike janë në pikën më të ulët dhe kjo ka sjellë një frenim dramatik të investimeve në kryeqytet.
Nevojitet një udhëheqje e re që të motivojë administratën dhe të japë përgjigje për problemet urgjente, si çerdhet, kopshtet dhe transporti publik,” theksoi Rama.
Ai shtoi se përmirësimi i situatës nuk mund të ndodhë pa një “katarsis burimor” brenda administratës së Bashkisë së Tiranës, i cili do të pasohet nga një paketë ligjore me ndëshkime të ashpra për shkelësit e ligjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



