Shkarkimi i Veliajt, avokati zbulon kulisat e mbledhjes së socialistëve
Avokati Edmond Petraj ka komentuar mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit socialistë, ku ishin të pranishëm edhe ministrat.
Sipas tij, Ogerta Manastirliu është emëruar kryetare e përkohshme e Bashkisë së Tiranës deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Petraj shtoi se ish-kryebashkiaku Erion Veliaj duhej të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku u vendos shkarkimi i tij.
“Pjesëmarrja e Veliajt ishte e domosdoshme. Duhej të ishte njoftuar dhe të merrte pjesë. Tashmë, nëse ai do të bëjë ankim, është Gjykata që do të vendosë.
Me lëvizjet e reja të Ramës, Manastirliu e ka marrë mandatin si kryetare e përkohshme, ashtu si në rastin e Himarës. Edhe takimi i sotëm e presupozon këtë,” – tha Petraj në emisionin “Tirana Live”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



