E ‘zbulon’ ish-ministri: Veliajn e vranë në Asamble, sot u bë varrimi
Ish-ministri Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, komentoi vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.
Sipas tij, ky moment shënon “varrimin politik” të ish-kryebashkiakut të Tiranës, pasi, kryeministri Edi Rama e ka ekzekutuar politikisht në Asamblenë e PS.
“Rama ka ndërprerë çdo komunikim me Veliajn. Ky është procesi i varrimit. Politkisht u ekzekutua në Asamble dhe sot u mbyll ceremonia. Rama vetë e ka bërë të qartë se nuk ka më asnjë lidhje me të,” – u shpreh Manjani.
Ai shtoi se ky zhvillim tregon qartë prishjen e marrëdhënieve mes dyshes, duke lënë të hapur mundësinë që mes tyre të kenë ndodhur edhe përplasje të forta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



