Si solli 5 vrasje të bujshme përplasja mes dy shokëve në Angli
“Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”
SPAK zbardhi sot vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.
Sabah Nuzi dhe Samet Loka janë arrestuar.
Aurel Hoxha (porositësi) dhe Sajmir Kolaveri janë shpallur në kërkim.
Si nisi kjo sagë hakmarrjeje?
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, Arben Lleshi dhe Agim Hoxha, dikur shokë të ngushtë nga i njëjti fshat në Burrel, kishin emigruar dhe po merreshin me trafik droge në Angli.
Agimi ishte i pari në fushën e narkotikëve dhe mori Arbenin. Kur ky e xhelozi se pse shoku punonte më shumë, e vrau, e futi në një makinë dhe e dogji.
Pas ngjarjes, Arbeni u tha të afërmve që “nuk e bëra unë” dhe për ngjarjen sajoi histori si përplasje bandash.
Kur u zbulua që vrasjen e kishte bërë Arbën Lleshi, Aureli, vëllai i viktimës tha që “do t’i vras të gjithë djemtë e familjes Lleshi”.
Kur u vra Arben Leshi në burg nga Sokol Mjacaj, askush nuk e mori trupin e tij të pajetë nga frika e hakmarrjes, dhe u varros nga shërbimet e bashkisë.
Historia e vrasjeve:
2012 Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Angli
2012 Aureli për hakmarrje ka vrarë në vitin 2013 Xhevit Lleshin
2016 Vritet Hajredin Lleshi
2020 Vritet Klevis Lleshi
2023 Vritet Arben Lleshi brenda burgut nga Sokol Mjacaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



