E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai i vdiq në aksident, reagon me zemër të thyer Gjesti
Showbiz

Vëllai i vdiq në aksident, reagon me zemër të thyer Gjesti

Këngëtari Gjesti ka reaguar për herë të parë pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Eldion Kelmendi, i cili humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur ditën e djeshme në Pejë.

Përmes një postimi në Instagram, ekipi i artistit ka njoftuar publikun për ceremoninë mortore dhe ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)”, thuhet në njoftim.

Ndjekësit dhe miqtë e këngëtarit kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në rrjete sociale, ndërsa komuniteti artistik dhe fansat janë bashkuar në dhimbjen e kësaj tragjedie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.