Dushi në mëngjes apo darkë? Ja kur është më mirë sipas shkencës
Për shumë njerëz, dushi është një pjesë e pandashme e rutinës, por pyetja që vazhdon të shkaktojë debat është: a është më mirë të bëni dush në mëngjes apo në darkë?
Nga njëra anë, dushi në darkë ndihmon në largimin e papastërtive, djersës dhe baktereve që mblidhen në lëkurë gjatë ditës. Kjo e bën shtratin më higjienik dhe ju ndihmon të flini më pastër. Nga ana tjetër, edhe gjatë gjumit trupi djersit dhe lëshon qeliza të vdekura, të cilat bëhen ushqim për bakteret në çarçafë.
Sipas mikrobiologes britanike Primrose Freestone, edhe kur flini të pastër, djersitja natën mund të ndotë shtratin. Prandaj, ajo këshillon të mos neglizhoni pastrimin e rregullt të çarçafëve dhe jastëkëve. Ekspertja e mikrobiomës së lëkurës, Holly Wilkinson, thekson se:
“Ndoshta është më e rëndësishme të lani çarçafët sesa të bëni dush çdo natë.”
Dushi në darkë ka edhe një tjetër përfitim: ndihmon në rënien më të shpejtë në gjumë. Një analizë e 13 studimeve ka zbuluar se një dush i ngrohtë rreth 10 minuta para gjumit përmirëson cilësinë e gjumit duke sinjalizuar trupin se është koha për t’u qetësuar.
Në fund të ditës, zgjedhja është personale. Disa e preferojnë në mëngjes për t’u ndjerë më energjikë, të tjerë në darkë për qetësi dhe pastërti. Por të gjithë ekspertët bien dakord në një pikë: pastërtia e çarçafëve është po aq e rëndësishme sa vetë dushi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



