Vdekja e vëllait të Gjestit, reagon sërish Xhaneta: Tregoni respekt!
Në një moment të rëndë për familjen e Gjestit, Xhenneta Fetahu ka kërkuar ndalimin e publikimit të pamjeve nga ceremonia e varrimit të vëllait të tij.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu shqetësimin për mënyrën si kjo ngjarje ka përfunduar në qendër të vëmendjes online:
“Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale.”
Ajo falënderoi familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë në një ditë kaq të vështirë, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje.
“Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë,” përfundoi ajo.
Varrimi u shoqërua me një vëmendje të madhe në rrjetet sociale, çka solli edhe reagime që kërkojnë më shumë privatësi dhe ndjeshmëri në momente të tilla.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



