E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian? Dyshimet e forta
Flash

Çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian? Dyshimet e forta

Policia shqiptare ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Kamber Sulçajn, 48 vjeç, si autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç. Megjithatë, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe ngrenë shumë pikëpyetje.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar zhvillimet më të fundit, duke vënë në dukje një sërë pasaktësish dhe mospërputhjesh në versionin zyrtar të ngjarjes.

“Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti, në cilën zonë?”, shprehet Softa.

Sipas versionit paraprak, konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar ka lindur për shkak të dritave të gjata të makinës, por eksperti nuk e përjashton mundësinë që pas vrasjes të fshihen motive më të thella.

“Nuk mund të përjashtohet pista e mundshme që mund të kemi dhe inskenim, që mund të jetë për interesa të tjera”, – thekson ai.

Duke marrë parasysh natyrën e pazakontë të ngjarjes dhe faktin që viktima është një shtetas italian, Softa sugjeron që hetimeve shqiptare t’u bashkohen edhe autoritete nga Italia.

“Unë shpresoj që grupit hetimor mund t’i bashkangjiten dhe hetues italianë, mund ta bënin dhe më profesionale, sepse sa më shumë e trajton, më shumë enigmatike duket”, – u shpreh ai, duke shtuar se analizat duhet të përfshijnë tabulatet telefonike, komunikimet dhe historikun e kontakteve të viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë.

Ai vë në dyshim edhe elementë teknikë të hetimit:

“Thuhet që ka qenë i dehur, problematik dhe nuk gjenden gëzhoja. Si ka mundësi, në kushtet e errësirës, në një pozicion të vështirë, kush i mblodhi gëzhojat? Kush i mori? Janë metalike apo plastike me rreth metalik nëse janë të armës së gjahut? Si nuk u gjendën në vendin e ngjarjes? Të gjitha këto e bëjnë enigmë”, – deklaron Softa.

Ndërkohë, autori i dyshuar mbetet ende në arrati, dhe arma e krimit nuk është gjetur. Hetimet vijojnë, ndërsa enigma e vrasjes së biznesmenit italian thellohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.