E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e Karamuços: SPAK gati të arrestojë një deputet
Flash

Deklarata e fortë e Karamuços: SPAK gati të arrestojë një deputet

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për “Euronews Albania”, duke paralajmëruar se shumë shpejt një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë mund të përballet me masa sigurie nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas Karamuços, hetimet janë në fazë të avancuar dhe një bllok me shënime të dorëzuar nga një qytetare, mund të luajë një rol kyç në zbardhjen e një skeme të madhe korrupsioni.

“Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë bllok janë vënë re shënime, ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit, të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës,” deklaroi eksperti.

Blloku me të dhëna të detajuara, sipas tij, është dorëzuar në SPAK nga një “zonjë e nderuar”, e cila ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë. Në këto shënime dyshohet se figurojnë emra të personave të përfshirë, detaje për ndarjen e parave dhe vendndodhje ku mbahen shumat, që janë të fshehura në banesa private në periferi të kryeqytetit.

“Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti,” – shtoi Karamuço.

Eksperti nuk dha asnjë detaj mbi identitetin apo përkatësinë politike të deputetit, por la të kuptohet se shumat e përmendura janë të konsiderueshme dhe rasti mund të jetë ndër më të bujshmit e vitit nëse procedimi përfundon me arrestime.

Deklarata ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa sytë janë tashmë të drejtuar nga SPAK dhe Kuvendi, ku pritet të zbulohet se kush është deputeti nën hetim dhe çfarë përmban saktësisht blloku që “mund t’i fundosë të gjithë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.