E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori, gjysma e Tiranës pa energji elektrike
Lajme

Defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori, gjysma e Tiranës pa energji elektrike

Gjysma e Tiranës është pa energjie elektrike prej më shumë se 30 minutash.

Ende nuk dihet shkaku i ndërprerjes, por sigurisht që kjo nuk hera e parë që ndodh.

Pa energji elektrike mësohet se është Rruga Bardhyl, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, Ali Demit, Shkoza dhe fshatrat përreth.

OSHEE ka reaguar mbrëmjen e sotme dhe ka shpjeguar se bëhet fjalë për një defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori.

‘Për shkak te nje defekti ne rrjetin 110 kV te OST, ka mbetur pa pune nst i Traktorave, duke lene pa energji elektrike zonen përreth.

Aktualisht brigadat e OST jane duke punuar me manovrimin e linjave, per ti dhene energji nst ne drejtim tjeter’, thotë OSHEE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.