E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos lëviz”, momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në Babrru
Lajme

“Mos lëviz”, momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në Babrru

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Arlind Demushit, 38 vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes së 40-vjeçarit në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, Demushi është ndaluar nga forcat e rendit në qytetin e Durrësit, ndërsa gjatë kontrollit fizik, në çantën që mbante me vete, janë gjetur veshjet që dyshohet se ka pasur të veshura gjatë kryerjes së krimit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku Demushi ka goditur viktimën me një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë fatale.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru. Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.

Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.