“Belinda Balluku de facto non grata në SHBA”
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është përfshirë në një debat publik pas akuzave se i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas pretendimeve të ngritura, Balluku dyshohet se nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së në cilësinë e përfaqësueses shtetërore, për shkak të një sërë aferash të dyshuara.
“Ajo nuk e kalon dot oqeanin, sepse ka cënuar interesat kombëtare,” u shpreh gazetari Almer Toska në një debat televiziv, duke shtuar se Balluku është “non grata de facto” në SHBA.
Toska theksoi se ka informacione të konfirmuara për këtë ndalim, por pa dhënë detaje mbi arsyet konkrete: “Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare në SHBA, për një sërë aferash.”
Në të njëjtën kohë, ai ngriti akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se marrëdhëniet e tij me Uashingtonin janë të tensionuara që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. “Edi Rama nuk ka marrëdhënie me Departamentin e Shtetit dhe administratën Trump që kur ai erdhi në pushtet,” tha Toska.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



