Ndahet nga jeta Remo Girone, “Tano Karidi” i filmit “Oktapodi”
Aktori i njohur italian, Remo Girone, i famshëm për rolin e Tano Karidit në serialin kult “Oktapodi”, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Sipas mediave italiane, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së tij. Ajo që raportohet deri më tani është se Girone ka humbur ndjenjat papritur, ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij në Monako, pranë bashkëshortes.
Remo Girone mbetet një nga figurat më të dashura të kinematografisë italiane dhe ndër më të njohurit në Shqipëri, ku roli i Tanos në “Oktapodi” është bërë pjesë e kujtesës kolektive të publikut.
Vdekja e tij shënon humbjen e një artisti të madh, i cili la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën mesdhetare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



