E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Bojni, kandidati i PS për zgjedhjet në Mat
Lajme

Altin Bojni, kandidati i PS për zgjedhjet në Mat

Partia Socialiste ka shpallur Altin Bojnin si kandidatin e saj për kryetar bashkie në Mat, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Bojni mban aktualisht postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak dhe drejtorit të NJVKSH Mat, ndërsa vjen me një formim akademik në fushën e ekonomisë. Ai u prezantua nga strukturat socialiste si një figurë e re politike, me vizion zhvillimi dhe lidhje të konsoliduara me PS-në në nivel lokal.

Socialistët e cilësojnë kandidaturën e tij si një përfaqësim të brezit të ri, që sipas tyre, synon të japë energji të re në drejtimin e bashkisë.

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Mat pritet të zhvillohen paralelisht me ato në Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Berat, duke e bërë 9 nëntorin një test të rëndësishëm elektoral për të gjitha forcat politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.