Veliajt ju bë një festë në burg, djali i shkoi por Ajola jo!
Gazetarja e njohur Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku foli gjerësisht mbi situatën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit nën hetim për 13 akuza, prej të cilave 9 janë për korrupsion.
Lala tha se ndryshe nga rasti i ish-ministrit Saimir Tahiri, që kishte mbështetje nga struktura të ndryshme brenda PS-së gjatë proceseve gjyqësore, Veliaj është lënë krejtësisht i vetëm në hallin e tij.
“Zoti Veliaj është përballur me një situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike në javët e para të arrestimit, ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij. Ai fillimisht ka patur pritshmëri që jashtë burgut do të kishte njerëz për ta takuar, mendoi se do të kishte protesta në mbrojtje të tij. Veliaj u përball me dimrin e vetmisë së madhe,” u shpreh gazetarja.
Sipas Lalës, në fillim Veliaj shpresonte në një mobilizim politik dhe publik në mbështetje të tij, por me kalimin e ditëve, e kuptoi se nuk kishte më askënd pranë.
“Ai mbeti i vetmuar. Nëse do ta krahasosh me Saimir Tahirin që e prisnin pas çdo gjyqi njerëz për ta takuar, me të nuk ndodhi. Ishte kontrast i madh mes dy personave që kanë patur të njëjtën peshë në PS. Tani e ka kuptuar që e kanë tradhtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion,” tha Lala.
Ajo shtoi se burimet nga brenda sistemit penitenciar i kanë konfirmuar se Veliaj ka ndryshuar ndjeshëm sjelljen dhe është më i tërhequr.
“Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Ka patur pretendime për trajtimin në qeli, në kohën që u shoqërua për analiza mjekësore. Ka një procedurë të nisur nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt në burg, nëse i janë shkelur të drejtat, por nuk është më Erion Veliaj i momenteve të para, ka ndryshim të kursit,” theksoi ajo.
Një nga detajet më njerëzore që Lala ndau nga izolimi i Veliajt ishte organizimi i një feste brenda burgut, ku mori pjesë edhe djali i tij i vogël, Kajan.
“U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte. Në Erion Veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe një Erion Veliaj në momentet njerëzore,” tregoi gazetarja.
Ajo shtoi se, përtej djalit të tij dhe vëllait, Veliaj nuk është vizituar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, e cila, sipas saj, nuk ka qenë në kontakt fizik me të në ambientet e burgut.
“Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij. Do ta ketë shumë të gjatë rrugën e përballjes me drejtësinë,” përfundoi Klodiana Lala.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



