A do të kthehet Veliaj në ‘pentito’? Gazetarja zbulon prapaskenat
Gazetarja Sonila Meço, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka komentuar zhvillimet lidhur me Erion Veliajn pas shkarkimit të tij nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë. Ajo foli edhe për mundësinë që Veliaj të kthehet në një “të penduar të drejtësisë”.
Sipas Meços, ajo që po ndodh mes Veliajt dhe kryeministrit Rama ngjan me një divorc të kontrolluar, si në aspektin politik ashtu edhe në atë juridik. Të dy palët duket se po ndjekin rrugë të ndara, por pa hyrë në përplasje të drejtpërdrejta.
“Rama mori vendimin dhe ndoqi rrugën politike, ndërsa Veliaj ka zgjedhur rrugën kushtetuese dhe akuzon sistemin e drejtësisë,” tha gazetarja. “Ka një ndarje mes tyre, por e kontrolluar. Nuk besoj se ekziston një marrëveshje, por as një luftë e hapur që rrezikon përfundimisht njërën palë.”
Pavarësisht kësaj, Meço thekson se në këtë situatë, rreziku më i madh rëndon mbi Ramën, për shkak të faktit që Veliaj ndodhet në paraburgim dhe mund të ketë arsye të flasë.
“Nëse Veliaj vendos të flasë, kjo mund të krijojë një skizëm të madhe brenda Partisë Socialiste, një gjë që nuk është parë më parë,” shtoi ajo.
“Ai di shumë dhe mund të zbulojë fakte të rëndësishme, duke ndihmuar drejtësinë dhe faktorët ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë interes që ‘narkoshteti’ të vazhdojë të funksionojë pranë kufijve të Evropës.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



