E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Provokon Kuvendi, Enver Hoxha duhet nderuar në Tetor (LISTA)
Lajme

Provokon Kuvendi, Enver Hoxha duhet nderuar në Tetor (LISTA)

Futja e emrit të ish-diktatorit Enver Hoxha në një listë të personaliteteve që duhen nderuar nga Kuvendi i Shqipërisë ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita. Deputetët Belind Këlliçi dhe Erald Kapri e kanë denoncuar publikisht përfshirjen e tij, duke e konsideruar si një përpjekje për të manipuluar historinë dhe për të rehabilituar figurat e diktaturës.

Sipas tyre, Kuvendi u ka dërguar deputetëve një e-mail zyrtar me një listë personalitetesh të lindur në muajin tetor, për t’u nderuar. Lista përfshin emra të njohur si Sulejman Delvina, Mbretin Zog, Dritëro Agolli dhe Bashkim Fino, por edhe Enver Hoxhën.

Në përshkrimin që shoqëron emrin e Hoxhës, thuhet:

“Udhëheqës i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës i Shqipërisë. Udhëhoqi Luftën ANÇ dhe drejtoi shtetin shqiptar pas luftës. Pas çlirimit u zgjodh deputet në të gjitha legjislaturat dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Hero i Popullit, Hero i Punës Socialiste”.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi reagoi ashpër, duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje të qëllimshme për të risjellë në skenë glorifikimin e diktaturës:

“Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelët konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm,” – shkruan Këlliçi.

Ndërsa deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i ka kërkuar Kuvendit që ta tërheqë menjëherë dokumentin:

“Si mundet që Kuvendi i Shqipërisë u kërkon deputetëve të respektojnë ish-diktatorin që është përgjegjës për mijëra të vrarë, burgosur, internuar”, – shkruan Kapri në një e-mail që i ka drejtuar Kuvendit.

Aktualisht, nuk ka asnjë reagim publik nga Kuvendi apo Biblioteka e Kuvendit lidhur me listën në fjalë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.