Biseda e fundit e gjyqtarit para se të vritej: Do martoj vajzën, jam i lumtur!
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së Gjykatës së Apelit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, ka tronditur thellë opinionin publik dhe komunitetin gjyqësor.
Në një rrëfim prekës për gazetaren Anila Hoxha, një gjyqtar që ndodhej në të njëjtën gjykatë ka ndarë bisedën e fundit që kishte pasur me gjyqtarin Kalaja, pak çaste para se të hynte në seancën që do të rezultonte fatale për të.
“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë,” – ishin fjalët e tij të fundit, një shprehje e thjeshtë gëzimi për jetën familjare që e priste, e cila sot tingëllon tragjikisht e paplotësuar.
Ngjarja ka hapur debat të gjerë mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë dhe mbi përgjegjësitë e sistemit për të mbrojtur gjyqtarët, të cilët shpesh përballen me rrezik të lartë për shkak të detyrës.
Ndërkohë, është duke u shqyrtuar mundësia që ceremonia mortore e gjyqtarit Kalaja të zhvillohet si një ceremoni shtetërore ditën e mërkurë, në nderim të tij dhe për të vënë në dukje rënien në krye të detyrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



