Kërcënon xhaxhai i Elvis Shkambit: Nëse dënohet, do ketë plumba
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka bërë një deklaratë tepër shqetësuese.
Sipas tij, nëse nipi i tij dënohet, gjyqtari do të përballet me pasoja fatale. Në një reagim të dhënë për mediat, Shkambi paralajmëroi:
“Nëse nipi im dënohet, atëherë gjyqtari do të përballet me plumba,” tha Gjovalin Shkambi, duke lënë të kuptohet se rreziqet ndaj sistemit të drejtësisë nuk kanë mbaruar me ngjarjen tragjike të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Megjithatë, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen e viktimës, duke theksuar dhimbjen për humbjen e gjyqtarit Kalaja, një ngjarje që ka tronditur gjithë opinionin publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



