E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata merr vendimin për Gjon Shkambin
Lajme

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata merr vendimin për Gjon Shkambin

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Shkambi kishte apeluar masën e sigurisë, duke pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin brenda sallës së gjyqit, ku nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi me armë sapo gjyqtari shpalli vendimin për një çështje pronësie në të cilën xhaxhai i tij ishte palë.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, Gjon Shkambi pretendoi se nuk kishte pasur dijeni për veprimet e nipit dhe kërkoi të provohej pafajësia e tij.

Megjithatë, Apeli rrëzoi ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim. Ndërkohë, nipi Elvis Shkambi, i cili gjithashtu ndodhet në paraburgim, nuk ka apeluar masën e sigurisë.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, baba e bir, të cilët ishin palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.