E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “fsheh” udhëtimet: Shpenzimet e jashtme, sekret shtetëror
Lajme

Rama “fsheh” udhëtimet: Shpenzimet e jashtme, sekret shtetëror

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë sekret çdo informacion mbi shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit, hotelet, avionët apo shërbimet luksoze të përdorura nga ai vetë dhe ministrat e kabinetit.

Sipas një vendimi të ri të Këshillit të Ministrave, miratuar në mbledhjen e datës 8 tetor, është ndryshuar VKM nr. 34, datë 7.1.1999, duke i dhënë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ) kompetenca të reja për menaxhimin e këtyre shërbimeve me status konfidencial.

Në dokumentin e siguruar dhe analizuar nga publiku, theksohet se:

“DSHQ-ja nënshkruan kontrata konfidencialiteti me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve…”.

Po sipas publik.al, ky ndryshim nënkupton se nga tani e tutje qytetarët nuk do të kenë akses në informacionin për shpenzimet e qeverisë në udhëtime, edhe në rastet kur bëhet fjalë për fondet publike të përdorura për bileta avioni, akomodim apo shërbime të tjera.

Në vendimin e ri, detajet e këtyre shpenzimeve mbulohen nga institucionet përkatëse, por publikimi i tyre është i ndaluar për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur kryeministri Rama dhe disa ministra janë akuzuar vazhdimisht nga opozita për shpërdorim fondesh publike, përfshirë udhtëtime me charter, bileta për ndeshje futbolli, darka e qëndrime në hotele luksoze.

Vendimi i ri e bën de facto të pamundur verifikimin nga publiku apo media të shpenzimeve të krerëve të shtetit jashtë vendit, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.