Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet në Tiranë
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës, i cili caktonte datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Vendimi erdhi pas ankimimit të bërë nga Erion Veliaj, i cili kundërshtoi dekretin që shpallte vakancën në postin e kryebashkiakut dhe niste procesin për zëvendësimin e tij.
Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese thuhet:
“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.”
Avokatët e Veliajt depozituan padinë në Kushtetuese më 2 tetor, duke kërkuar shfuqizimin e dekretit presidencial që shpallte vakancën dhe vendoste datën e zgjedhjeve të reja.
Me pezullimin e dekretit nga Gjykata Kushtetuese, procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë ndalohet automatikisht. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kishte deklaruar më herët në një intervistë nëse Kushtetuesja do të pezullonte ose rrëzonte dekretin, atëherë zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin.
Ky zhvillim shton tensionin institucional mes Presidencës dhe bashkisë më të madhe në vend, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në seancën plenare të 31 tetorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



