Erion Veliaj lë qelinë për herë të parë? Dalin detajet e bujshme
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin nga detyra.
Lajmi u bë publik nga moderatori Endri Xhafo në emisionin “Log.” në News24, i cili u shpreh se informacioni i konfirmuar ka ardhur nga një prej avokatëve të Veliajt.
“Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor,” tha Xhafo.
Ai sqaroi më tej se pjesëmarrja e Veliajt në këtë seancë është e detyrueshme si pjesë e një procesi të rregullt gjyqësor. Institucionet përkatëse do të bashkëpunojnë për të siguruar praninë e tij, përmes masave të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve.
“Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë, tani realizohet në mënyrë shumë praktike. Drejtoria e Burgjeve merr masat për transportin e personit të ndaluar me kërkesë të GJK,” – shtoi Xhafo.
Erion Veliaj ndodhet aktualisht nën masë sigurie, ndërsa vijon të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



