Federata serbe merr vendimin ekstrem për Shqipërinë
Nesër pritet një sfidë që shkon përtej futbollit – Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë në stadiumin “Duboçica”, në një atmosferë të mbushur me tension dhe emocion.
Sot në Leskovac, lojtarët zhvilluan stërvitjen e fundit nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, i cili përgatiti skuadrën për një ndeshje që pritet të jetë historike dhe tepër sfiduese.
Përplasjet politike dhe simbolike janë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Flamuri i Shqipërisë nuk është vendosur ende në stadium, ndërsa mungon edhe ai i UEFA-s.
Autoritetet serbe kanë njoftuar se nesër nuk do të lejohet asnjë simbol shqiptar brenda stadiumit, duke e kthyer këtë përballje në më shumë se një sfidë sportive.
Rreth 5,000 tifozë do të jenë të pranishëm, por askush nuk do të hyjë thjesht me biletë. Kontrollet e rrepta do të sigurojnë që çdo tifoz të jetë i identifikuar, duke e bërë këtë ndeshje një moment të paparashikueshëm dhe të mbushur me tension.
Kjo përballje pritet të mbahet mend jo vetëm për lojën, por edhe për atmosferën e jashtëzakonshme dhe rrethanat që e shndërrojnë këtë takim në një ngjarje që përflitet deri në detajet më të vogla. Një duel identitetesh, pasionesh dhe strategjish që askush nuk do të harrojë lehtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



