Monopatinat u ndaluan, tani le të marshojnë betonieret (VIDEO)
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka reaguar me ironi ndaj vendimit të Ministrisë së Brendshme për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan:
“Ndalohen monopatinat! Le të marshojnë betonieret!”
Komentin e tij, Binaj e shoqëron me një thumb të qartë ndaj politikave urbane të ndjekura nga qeverisja aktuale, duke aluduar se ndalohet mjeti më i vogël dhe më ekologjik i transportit urban, ndërsa betonieret, simboli i ndërtimeve të shumta, vazhdojnë të dominojnë rrugët e qytetit pa pengesë.
Ky reagim hedh dritë mbi kontrastin absurd mes ndalimit të monopatinave dhe tolerimit të betonierave, të cilat jo vetëm rëndojnë trafikun e Tiranës, por janë edhe ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes, zhurmës dhe dëmtimit të infrastrukturës rrugore. Prania e tyre e përditshme është pasojë direkte e bumit të ndërtimeve që ka zhveshur qytetin nga hapësirat publike, gjelbërimi dhe liria për të lëvizur ndryshe.
Në një qytet ku rrugët mbushen me beton, ndërsa ndalohet monopatina, ironia shndërrohet në realitet urban.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



